Gjykata Kushtetuese e Kosovës tashmë ka vendosur se kush do të ketë të drejtë ta formojë qeverinë e re të vendit.

Kushtetuesja ka njoftuar të hënën se ka vendosur për rastin e parashtruar nga presidentja Atifete Jahjaga, lidhur me vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 me nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës.

Megjithatë, Kushtetuesja ende nuk e ka bërë publik vendimin final të saj, ndërsa ka paralajmëruar se ai do të publikohet në ditët në vijim.

Top Channel ka mësuar nga burime brenda gjykatës së vendimi pritet të publikohet brenda kësaj jave, ndërsa ai paraprakisht do t’i dërgohet presidentes Jahjaga.

Presidentja kosovare iu drejtua Gjykatës Kushtetuese para dy javësh për të kërkuar sqarime rreth dy neneve kushtetuese ku flitet rreth mandatarit të qeverisë.

Deri në qartësimin e saj, Jahjaga nuk e ka të qartë se kush duhet të mandatohet për formimin e kabinetit të ri: kreu i PDK-së Hashim Thaçi, që ka fituar shumicën e votave por jo atë parlamentare, apo partitë opozitare që kanë bërë një koalicion paszgjedhor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA