“Do të ruajmë jetën e ushtarëve”/ Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut, Rusia përparon me territore
Kievi dhe Moska ranë dakort për të punuar së bashku në uljen e armëve dhe qetësimit të situatës në Lindje të Ukrainës.
Njoftimi mbërrin pas bisedimeve të udhëheqësve ukrainas dhe atyre rusë me ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës për zgjidhjen e konfliktit, në kohën kur mbrëmjen e së hënës përfundon afati i armëpushimit të njoftuar nga presidentit Poroshenko dhe udhëheqësit separatistë pro-rusë në Donetsk e Luhansk.
Të dielën presidenti ukrainas Petro Poroshenko u bë pjesë e një bisede telefonike me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin dhe liderët e Francës e Gjermanisë.
Që nga mesi i Prillit, sipas të dhënave të OKB-së, nga luftimet mes rebelëve pro-rusë dhe trupave qeveritare të Kievit kanë humbur jetën më shumë se 420 vetë.
Po të dielën, rebelët pro-rusë në Ukrainën Lindore kanë lënë të lirë edhe 4 monitoruesit e tjerë të OSBE-së, të cilët mbaheshin prej tyre prej kohësh. Në fillim të javës së shkuar u lirua një tjetër ekip i OSBE-së.
Top Channel