Kabineti qeveritar i Kosovës i ka dhënë dritën jeshile Ministrisë së Infrastrukturës, për të nënshkruar kontratën me konsorciumin “Bechtel&Enka”, që do të ndërtojë autostradën e dytë në Kosovë, nga Prishtina në Han të Elezit.

Qeveria ka miratuar rekomandimet e komitetit ndërministror për këtë autostradë, pasi – siç njoftoi ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, – tanimë janë përfunduar të gjitha negociatat dhe përgatitjet e nevojshme për të nisur ndërtimi i autostradës.

“Pas përmbushjes së afateve ligjore të konkurrimit, komiteti ndërministror ka shqyrtuar dhe ka aprovuar listën e kompanive pjesëmarrëse në tender, si dhe ka caktuar komisionin ndërministror për vlerësimin e ofertave. Ky komision ka bërë vlerësimet e dokumentacionit të kompanive konkurrente dhe ka bërë vlerësimin teknik e financiar të ofertave. Mbi këtë bazë ka përzgjedhur konsorciumin, në këtë rast ‘Bechtel & Enka’, si kompaninë më të suksesshme në konkurrim”, tha Fehmi Mujota, ministër i Infrastrukturës.

Mujota ka thënë se për këtë projekt kanë nisur procedurat qysh në vitin 2012 dhe, sipas tij, janë ndjekur të gjitha rrugët dhe konsultat ligjore, që projekti në fjalë të jetë transparent. Përmes kësaj autostrade, Kosova synon lidhje më të shpejtë me Maqedoninë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA