Marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë duhen parë në një aspekt vlerash dhe jo detyrimesh. Disa organizata nga Kosova dhe Serbia kanë themeluar një festival që pritet të mbaj emrin e aktorit shqiptar që jetonte në Beograd, Bekim Fehmiu. Ky festival do të përfaqësojë Kosovën dhe projektet e saj kulturore në kryeqytetin serb.

Në një debat është diskutuar se si politika kryesisht pengon se sa favorizon marrëdhënie më të mira mes dy shteteve.

“Edhe pse ekzistojnë bashkëpunime, ende ka pak. Ne mendojmë se është normale të bashkëpunohet, por ka një numër të madh njerëzish që mendojnë se ky bashkëpunim nuk është i duhur”, thotë Maja Stojanovic, Nisma Qytetare.

“Kemi shumë shfaqje të mira në Kosovë, kemi shumë shfaqje të mira në Serbi që është mirë t’i shohin fillimisht artistët me njëri-tjetrin dhe pastaj pse jo publiku”, thotë Kushtrim Koliqi nga Organizata Integra e Prishtinës

“Është një gjeneratë e re që nuk mban mend atë kohën e dikurshme dhe këtu nuk bëhet fjalë për nostalgji, por për një të ardhme të pastër”, thotë Milenko Dereta, aktivist serb.

Aktivitetet kulturore në mes të dyja vendeve janë të vazhdueshme, ndonëse rrallë ndodhin dhe ende paraqesin problem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA