Akuzohet për drogimin dhe përdhunim të ish-gruas, 49-vjeçari abuzoi me partneren për më shumë se një dekadë
Armëpushimi në lindje të Ukrainës po vihet në një provë të fortë për shkak të luftimeve të reja që po zhvillohen mes forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë.
Burime ushtarake ukrainase kanë deklaruar se të paktën një ushtar ka mbetur i vrarë në afërsi të Slovianskut, basiton i rebelëve, dhe se zyra të shumta qeveritare janë sulmuar gjatë natës.
Presidenti Poroshenko zgjati armëpushimin njëjavor deri të hënën, me shpresën për progres në implementimin e planit të tij të paqes. Por duket se tani Kievi po humb durimin.
“Armëpushimi në lindje mund të tërhiqet para kohe në zonat ku nuk është respektuar”, ka deklaruar zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Andrei Lisenko.
Në pamje të parë, edhe fraksionet e rebelëve pro-rusë në lindje të vendit duket se janë të ndarë, me disa prej të cilëve e mbështesin armëpushimin dhe të tjerë e refuzojnë.
Një zëdhënës ushtarak ukrainas konfirmoi vrasjen e një ushtari në rrethinat e Slovianskut, ndërsa raportime mediatike flasin për tre të vdekur.
Zgjatja e armëpushimit nga presidenti Poroshenko erdhi disa orë pasi ai nënshkroi marrëveshjen e tregtisë me BE-në, që është dhe zanafilla e krizave të fundit që kanë përfshirë vendin.
Ndërkohë, duke folur të shtunën për televizionin shtetëror rus, ministri i Jashtëm Sergey Lavrov tha se, kriza ukrainase do të zgjidhej më lehtë nëse Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshiheshin në të.
“Kolegët tanë amerikanë preferojnë ta shtyjnë Ukrainën në shtegun e përballjes”, tha ai. Ndërkohë, kancelarja Angela Merkel paralajmëroi qeverinë ruse se, sanksionet e Perëndimit mund të radikalizohen.
Top Channel