Zhduken të rinjtë izraelitë

27/06/2014 00:00

Izraeli publikoi emrat e dy personave të dyshuar për rrëmbimin e tre të rinjve hebrenj në Bregun Perendimor në fillim të muajit.

Bëhet fjalë për aktivistët e Hamasit nga Hebroni, Marëan Qaëasmeh dhe Amer Abu Aisha. Lëvizja palestineze mohon të ketë gisht në zhdukjen e adoleshenteve. Në kërkimet për këta të fundit janë arrestuar me qindra palestinezë.

Gjatë bastisjeve nëpër shtëpi në Bregun Perëndimor ka pasur dhe përplasje me ushtarët izraelitë, ku kanë humbur jetën 5 persona.

Naftali Frenkel dhe Gilad Shaar, të dy 16 vjec dhe 19-vjecari Eyal Yifrach u zhdukën në një udhëkryq prane Hebronit teksa ktheheshin nga shkolla.

Top Channel