Poroshenko, i gatshëm për “paqe me të gjithë”

27/06/2014 00:00

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka thënë se paqja është plotësisht e mundur nëse Presidenti i Rusisë Vladimir Putin do ta mbështesë atë.

“Ndonjëherë pozicionet e Putin janë mjaft pragmatike, ndonjëherë ai është shumë emocional”, deklaroi Poroshenko për CNN.

Ai tha se negociatat me separatistët do të vazhdojnë edhe ditën e premte, në të cilën përfundon edhe armëpushimi i njëanshëm, gjithashtu Poroshenko do të nënshkruaj edhe marrëveshjen e bashkëpunimit me BE-në, nga e cila nisi edhe kriza në vendin e tij.

“Jam optimist se brenda disa javësh do të kemi një marrëveshje për të vendosur paqen. Unë jam i gatshëm për ta arritur atë më cilin do. Dua t’i rikthej qetësinë vendit tim, jo se ne jemi më të dobët, jo se ne jemi më pak patriotë. Ne jemi të gatshëm për të mbrojtur vendin tonë”, shtoi Petro Poroshenko.

Për të qetësuar situatën Presidenti i Ukrainës deklaroi një armëpushim të njëanshëm javën e kaluar në luftën e Kievit kundër separatistëve pro-rusë, por dhuna vazhdoi.

Dy ditë më parë autoritetet ukrainase deklaruar se militantët rrëzuan një helikopter ushtarak në Ukrainën Lindore, 9 persona mbetën të vdekur.

Top Channel