
Presidenti Barak Obama i ka kërkuar Kongresit miratimin e 500 milionë dollarëve për anëtarët e opozitës siriane.
Shtëpia e Bardhë me anë të një deklarate tha se fondet do të shkojnë për mbrojtjen e sirianëve nga sulmet e regjimit. Gjithashtu kjo mbështetje financiare do të kishte për qëllim edhe luftën kundër Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit.
Me mijëra persona janë vrarë, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur gjatë tre viteve të luftës civile në Siri.
Paratë do t’i vinë në ndihmë zonave, të cilat janë nën kontrollin e opozitës dhe për për t;u mbrojtur nga sulmet terroriste. Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se rebelët të cilët do të marrin fondet do të verifikohen paraprakisht, me qëllim eliminimin e rasteve në të cilat paratë mund të bien në duart e grupeve anti-amerikane.
Obama është vënën nën presion nga disa anëtarë të Konsgresit për të rritur ndihmat në këto zona edhe pse tashmë, pas kërkesës së tij, nuk dihet se kur do të veprojë Kongresi.
Top Channel