Kinë, disidenti ujgur lihet pa ushqim
27/06/2014 00:00
Akademikut ujgur të burgosur në Kinë, Ilham Tohti i është mohuar ushqimi për më shumë se një javë dhe gjendja e tij shëndetësore ka nisur të rëndohet.
44-vjecari,profesor i ekonomisë dhe kritik i politikave etnike të vendit komunist, është prapa hekurave që prej janarit i akuzuar për separatizëm.
Avokati i tij ai rrëfen se Tohtit nuk i është dhënë ushqim për 10 ditë pas një sulmi në një stacion treni në Kunmin 5 muaj më parë, ku u vranë 29 vetë.
Për episodin e dhunës, autoritetet kineze fajësuan asokohe separatistët ujgurë.
Top Channel