Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka marrë përgjigje pozitive nga Brukseli rreth barrikadës së re të vendosur nga serbët mbi lumin Ibër.

Udhëheqësja e delegacionit të Kosovës në bisedimet Serinë, ka thënë për Top Channel, se nga kabineti i Baroneshës Catherine Ashton ka marrë zotimin se barrikada e vendosur me urdhër të Serbisë do të hiqet nga ura shumë shpejt, por data e saktë nuk është bërë e ditur.

“Përgjigja e Brukselit është se zgjidhja do të jetë e shpejtë. Edhe unë kam kërkuar sot të më jepet një datë, por përgjigja e tyre ka qenë që nuk preferojnë të flasin me data, por na kanë siguruar se do të jetë e shpejtë dhe në relacionin Bruksel Beograd. Ne si qeveri i Republikës së Kosovës kemi marrë vlerësime të larta për menaxhimin e kësaj situate”, u shpreh Edita Tahiri.

Duke folur për shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic, me rastin e vendosjes së barrikadës së re, Tahiri ka thënë se ai ka vepruar sipas direktivave të Beogradit.

“Në fakt nuk është kryetari i komunës autori i këtyre ideve destruktive, është vetë Beogradi, prandaj ne kemi kërkuar ndihmën e BE-së. Ne i kemi bërë me dije kryetarit të komunës, zotit Rakiç se çfarë shkelje janë bërë. Problemi qëndron në Beograd dhe ai nuk është autor i idesë. Zgjidhjen e kemi kërkuar në relacionin BE-Serbi”, shtoi Tahiri.

Top Channel ka mësuar se gjatë kësaj jave në Bruksel ka qëndruar zyrtarë të lartë të qeverisë së Serbisë, të cilët i ka ftuar zyra e zonjës Ashton për të kërkuan nga Serbia respektimin e marrëveshjeve të arritura. Deri sa palët të vazhdojnë të bisdojnë dhe shpresojnë në marrëveshje ura mbi Ibër vazhdon të jetë e pakalueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA