Ukrainë, Kerry “ultimatum” Rusisë

26/06/2014 00:00

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka bërë thirrje ndaj Rusisë të tregojë “brenda pak orëve” se po punon për çarmatosjen e militantëve separatistë në Lindje të Ukrainës.

Ai ka folur përpara reporterëve në Paris, një ditë përpara se sa armëpushimi i njëanshëm të përfundojë në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut.

Rusia mohon se ka lejuar separatistët pro-rusë dhe armë të rënda të kalojnë kufirin në Lindje të Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kërcënojnë të vendosin sanksione të reja edhe më të ashpra, nëse Rusia nuk bën më shumë përpjekje për të ulur tensionet dhe për të qetësuar situatën.

Liderët separatistë në Donjeck dhe Luhansk kanë deklaruar pavarësinë. Bëhet e ditur se zyrtarët e lartë rusë janë mbledhur në Moskë për të konsideruar zbatueshmërinë e të dyja rajoneve si entitete të pavarura.

Top Channel