Nigeri, shpërthim i fuqishëm, me dhjetëra të vdekur

26/06/2014 00:00

Një sulm me bombë në një lagje të mbipopulluar në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja, ka vrarë të paktën 21 persona, ndërsa më shumë se 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia ka njoftuar se e ka arrestuar autorin e këtij sulmi , ndërsa deri tani asnjë grup terrorist nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Kohët e fundit militantët e Boko Haram kanë bombarduar zona të ndryshme në kryeqytetin e Nigerisë.

Banorët shprehen se shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe është dëgjuar deri në disa kilometra larg kryeqytetit. Si pasojë e shpërthimit shumë automjete u shkatërruan, gjithashtu edhe disa ndërtesa pësuan dëmtime.

Prej kohësh Nigeria është e pushtuar nga dhuna dhe përleshjet mes forcave qeveritare dhe militantëve të Boko Haram, për pasojë me qindra persona kanë mbetur të vdekur.

Top Channel