Serbia e konsideron shkelje të marrëveshjes së Brukselit, ndalimin e hyrjes në Kosovë të zyrtarit për lidhje të qeverisë serbe në Prishtinë, Dejan Paviçeviç.

Ai është kthyer në pikëkalimin kufitar Merdarë, për shkak se, siç është thënë, nuk kishte dokumentet e duhura për t’u futur në Kosovë.

Paviçeviç ka thënë se kjo nuk i ka ndodhur asnjëherë dhe se apelon te Bashkimi Evropian, që ta zgjidhë këtë problem, në mënyrë që puna e tij të vazhdojë.

Shkëmbimi i zyrtarëve, përkatësisht diplomatëve, ka ndodhur pas marrëveshjes së Brukselit për hapjen e zyrave të Kosovës, në Beograd, dhe të Serbisë, në Prishtinë.

Zyrtarët e të dyja vendeve funksionojnë në kuadër të zyrave të Bashkimit Evropian, në dy kryeqytetet.

Qeveria e Serbisë u alarmua dhe, në një njoftim, u kërkua mbajtja e përgjegjësisë nga të gjitha palët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA