
Një grup militantësh në ishullin e Korsikës kanë deklaruar se do të braktisin luftën e tyre 40 vjeçare të armatosur për pavarësi nga Franca.
Fronti Nacional Çlirimtar i Korsikës, i njohur edhe si FLNC, me anë të një deklarate, të transmetuar nga France 3 gjatë ditës së mërkurë, bënte të ditur se kishte marrë vendimi pa parakushte dhe kishte filluar demilitarizimin.
Që prej vitit 1976 separatistët kërkonin me këmbëngulje pavarësinë e ishullit nga Franca. Në vitin 1997, disa banka dhe zyra qeveritare u vunë në shënjestër. Brenda një dite në ishull ndodhën më shumë se 50 shpërthime dhe FLNC mori përgjegjësinë.
Pas vrasjes së një zyrtari të lartë në vitin 1998 në Ajaccio, policia ndërmori aksione të ashpra ndaj militantëve. Këto veprime të policisë u shoqëruan menjëherë nga një varg sulmesh të FLNC, si edhe u shoqëruan edhe me një seri protestash nacionaliste.
Top Channel