
Disa avionë ushtarakë sirianë bombarduan zonën kufitare të provincës Anbar në Irak, duke shkaktuar vdekjen e 57 civilëve dhe plagosjen e më shumë se 120 të tjerëve.
Këto qytete janë në mesin e zonës që është nën kontrollin e ISIS. Dëshmitarët thonë për CNN se avionët që kryen sulmet ishin të mbuluar me flamuj sirianë dhe qëllimi i tyre ishte bombardimi i stacioneve të karburanteve si edhe tregjeve.
Kreu i këshillit të provincës se Anbarit në Irak deklaroi se nuk ishte hera e parë që kryhen sulme barbare të tilla ndaj tyre.
Por nga ana tjetër mediat shtetërore siriane i kanë cilësuar këto akuza si “krejtësisht të pabaza” dhe pritet një reagim nga Damasku në lidhje me këtë çështje.
Me herët shefi i diplomacisë amerikane, Kerry pas bisedimeve me grupet e armiqësuara të shiitëve, sunitëve dhe kurdëve bëri të ditur se Parlamenti i Irakut do të filloje të martën e ardhshme për të krijuar qeverinë re. Por kjo nismë e rëndësishme për unitetin e Irakut hasi pengesa nga Kryeministri Nuri al Maliki, i cili e kundërshtoi hapur procesin.
Një qeveri e shpëtimit kombëtar përbën puç ndaj kushtetutës dhe procesit politik. Prapa kërkesave të tilla qëndrojnë qëllime të rrezikshme. Me një qeveri uniteti do të groposej procesi demokratik në Irak dhe do të vidheshin votat e popullit”, tha Al-Maliki.
Ndërkaq SHBA i dërgoi këshilltarët e saj politikë në Irak për të marrë nisma që të frenohet avancimi i forcave siriane, të cilat po kërcënojnë sigurinë e rajonit.
Top Channel