Vuçiç bisedon me Zelenskyn për agjendën ndërkombëtare, zbulon detaje nga diskutimet
Kryeministri Hashim Thaçi është shprehur optimist se Gjykata Kushtetuese do t’i përgjigjet shpejt pyetjeve të parashtruara nga presidentja Atifete Jahjaga rreth së drejtës për mandatarin e ardhshëm për formimin e qeverisë së re.
Pasi ka përgëzuar të gjitha institucionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, që u cilësuan më të mirat që nga paslufta, Thaçi ka thënë se partia dhe koalicioni që ai drejton do të mandatohen për formimin e qeverisë së re.
“Është arritur standardi më i lartë evropian. Tani natyrisht presim çertifikimin e rezultatit zgjedhor dhe përgjigjet e Gjykatës Kushtetuese në pyetjet e parashtruara nga presidentja e Kosovës, zonja Jahjaga, dhe pastaj partia fituese dhe koalicioni do të fillojnë konkretisht të punojnë për formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.
Të mërkurën gjatë ditës, Thaçi ka pritur në takim një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të kryesuar nga presidenti Hugh Bayley, ku kanë diskutuar për rrugën euro-atlantike të Kosovës.
Pas takimit, qeveria ka njoftuar përmes një komunikate se kryeministri Thaçi ka folur me delegacionin e NATO-s për punën që do të bëhet pas konstituimit të Kuvendit lidhur me formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Në këtë takim, kryesuesi i nën-komisionit për Mbrojtjen Transatlantike dhe Bashkëpunim për Siguri, Sverre Myrli, që përfaqëson Norvegjinë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Top Channel