Pakistan, qëllohet me armë një avion pasagjerësh
25/06/2014 00:00
Persona të armatosur kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një avioni pasagjerësh, i cili ishte duke u ulur në aeroportin e Peshavar-it në Pakistan.
Në bordin e avionit të kompanisë “Pakistan International Airlines”, ndodheshin 178 pasagjerë, të cilët ishin nisur nga Arabia Saudite.
Si pasojë e të shtënave raportohet së një pasagjere femër ka mbetur e vdekur, ndërsa 2 anëtarë të ekuipazhit janë plagosur.
Ushtria e Pakistanit nisi një ofensivë një javë më parë ndaj në Waziristan, duke bombarduar objektivat e talebanëve. Më shumë se 350 mijë persona janë zhvendosur nga banesat e tyre vetëm gjatë këtij viti në Pakistan.
Top Channel