NATO, masa për të afruar Gjeorgjinë
25/06/2014 00:00
NATO do të hartojë një “paketë thelbësore” për bashkëpunimin me Gjeorgjinë, gjë që do ta afrojë atë më pranë aleancës Perëndimore, si dhe do të vlerësojë situatën deri në fund të vitit 2015, nëse do të ftohet Mali i Zi për t’iu bashkuar apo jo, bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen, gjatë së mërkurës.
Paketa për Gjeorgjinë duket se do të privojë hapat formale drejt anëtarësimit në NATO, për të cilën shpresonte edhe Gjeorgjia. “Kemi një marrëveshje në parim, për zhvillimin e një pakete substanciale për Gjeorgjinë, që do ta ndihmojë atë të afrohet më shumë me NATO-n”, tha Rasmussen për reporterët, gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të aleancës.
Top Channel