Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj rezulton të jetë një nga ministrat më të sukseshëm me aktivitetet e tij në botën virtuale, jo vetëm krahasuar me kolegët në Kosovë, por edhe në Ballkan.

Hoxhaj zë vendin e pesëmbëdhjetë në renditjen botërore të liderëve më aktivë në rrjetin social Twitter, në analizën e Twidiplomacy, pas ministrit të Jashtëm francez, ministrit të Jashtëm suedez, etj. Po kështu edhe llogaria e Ministrisë së Jashtme në Twitter radhitet e  31-ta.

Por këto vlerësime dhe as aktivitetet e ngjeshura në rrjetet sociale siç duket nuk përkthehen në rezultate të prekshme dhe reale për diplomacinë e Kosovës.

Për shembull ritmi i njohjeve ndërkombëtare është ngadalësuar pavarësisht premtimeve për të kundërtën. Prej pesë muajsh pavarësia e Kosovës nuk është njohur nga ndonjë shtet. E fundit që pranoi shtetësinë e Kosovës ishte Mbretëria e Lesotos, shtet në Afrikën e Jugut, më 12 shkurt të këtij viti.

Sidoqoftë, raporti i Twiplomacy vlerëson lidhjet mes liderëve botërorë në Twitter dhe parametrat matës kryesisht janë të bazuar sa ata postojnë qëndrime qoftë për ngjarje të ndryshme, për takimet që zhvillojnë jashtë vendit, etj.

Në këtë kuadër Twiplomaci në raportin për Kosovën ka analizuar vetëm katër institucione, përveç ministrit Hoxhaj dhe institucionit që ai drejton, edhe kryeminsitrin Hashim Thaçi, presidenten Atifete Jahjaga, etj.

Thaçi dhe Jahjaga nuk janë në listën e pesëdhjetë liderëve më të pranishem në Twitter në botë, madje për Thaçin në raport thuhet se më së shumti e përdor Twitterin për takimet ndërkombëtare dhe fushatën elektorale.

Theksohet se shumica e postimeve janë në gjuhën shqipe, pa harruar këtu edhe fotot selfie që tashmë janë pjesë e aktivitetit të përditshëm të Thaçit. Kryeministri në largim ka vetëm 10 lidhje të dyanshme me homologët e tij krahasuar me Hoxhajn, i cili ka 42. Shumë aktive nuk është as presidentja Jahjaga.

Postimi i parë në Twitter është bërë pesë muaj pasi ajo ka hapur llogarinë në rrjetin social. Twiplomacy nënvizon se stafi i presidentes e ripërtërin llogarinë duke postuar foto nga takimet dhe fjalimet e ngjarjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA