“Mikesha të pacipa”, çfarë kërkoi Epstein për princin e Anglisë dhe pse udhëtoi 8 herë me Trumpin Plot 100 vjet më vonë, predhat e Luftës së Parë Botërore ende mund të bëjnë viktima. Ekspertët e çaktivizimit të bombave i shohin të rrezikshme predhat e mbetura nëpër fshatrat franceze e nuk përjashtojnë mundësinë që ato të shpërthejnë.
Për të pastruar krejtësisht zonat ku vazhdojnë të dalin në dritë të tilla mbetje të betejave të hershme do të duhet ndoshta edhe një shekull tjetër, ndërsa ndërtimi i banesave të reja rregullisht nxjerr në pah gjatë gërmimeve edhe granata e mortaja.
“Këto relika që mbetën pas përfunduan të mbuluara nga dheu. Nëse kanë rënë 1 milionë predha, lëvizjet e tokës kanë groposur një pjesë të mirë të bombave të pashpërthyera. Sot kemi nevojë për më shumë hapësirë, ngremë shtëpi të reja e çfarë ndodh? Gërmojmë tokën dhe kur lëviz dheu, bashkë me të lëviz edhe trashëgimia e kësaj lufte. Mbetjet e rrezikshme që ajo ka lënë pas”, deklaroi specialisti Guy Momper.
Betejat e zhvilluara në Francë mes viteve 1914-1918 i kushtuan jetën 1.4 milionë francezëve. Luftimet 10-mujore në Verdun në vitin 1916 renditen sot ndër përplasjet më të përgjakshme të një konflikti në mbarë historinë.
Rreth 40 tonë municione ka grumbulluar çdo vit qendra e mbledhjes në Metzin fqinj, ndërsa patrulla prej dy vetësh kontrollojnë çdo ditë sektorin e Verdunit për predha të mbetura mortajash.
Banorët e zonës janë mësuar tashmë me jetesën në fushat e mbushura me municione të rrezikshme, heqja e të cilave është kthyer gati në traditë për familjet atje, që e kalojnë nga brezi në brez.
Top Channel