Virusi “Ebola”, jashtë kontrollit

24/06/2014 00:00

Virusi vdekjeprurës “Ebola” në Afrikën Perëndimore po merr përmasa të mëdha, bëjnë të ditur punonjësit e ndihmave në terren.

“Epidemia është jashtë kontrollit”, ka dhënë alarmin Bart Janssens, drejtor i operacioneve të organizatës “Mjekët Pa Kufi”. Që nga fillimi i epidemisë në muajin Mars janë regjistruar 567 persona të prekur, ndërsa 350 prej tyre kanë humbur jetën, shifrat janë bërë publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Virusi ka shpërthyer në 60 zona të ndryshme në Guine, Sierra Leone dhe Liberi. Në kryeqytetin e Guinesë banojnë rreth 2 milionë persona, atje gjendet edhe një aeroport ndërkombëtarë.
“Mjekë pa kufi” është organizate e vetme e cila po ndihmon në trajtimin e personave të prekur nga ky virus. Në zonat e prekura gjenden rreth 300 anëtarë të kësaj organizate.

“Ebola” është një prej viruseve më vdekjeprurëse në botë, duke shkaktuar ethe hemorragjike, të cilat i marrin jetën 90% të personave të prekur.

Virusi përhapet në gjak, mbyll sistemin imunitar, duke shkaktuar temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe dhimbje të muskujve , shoqëruar shpesh edhe me gjakderdhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB