Konkluzionet e BE për Ukrainën

24/06/2014 00:00

Një ditë përpara mbajtjes së këshillit dy ditorë të NATO-s, ministrat e Jashtëm të BE-së miratuan konkluzionet e mbi Ukrainën ku mbështetet plani i paqes dhe iniciativa e presidentit Poroshenko për bisedime direkte të nivelit të lartë me autoritetet ruse, si edhe bëhet thirrje ndaj palëve për të respektuar armëpushimin dhe për të stabilizuar situatën.

Brenda pak javësh në Ukrainë dërgohet një mision civil me mandat fillestar për të asistuar vendin në reformën për sektorin e sigurisë, përfshirë policinë dhe sundimin e ligjit. Duke nisur nga 25 Qershori në Bashkimin Europian ndalohet importi për çfarëdo lloj malli të pa certifikuar nga autoritetet ukrainase që vjen nga Krimea dhe Sivastopoli, siç tregoi shefja e diplomacisë europiane.

“Ne mbyllëm punën e nevojshme përgatitore për firmosjen e marrëveshjeve të asocimit dhe për një zonë të tregtisë së lirë, të thellë e gjithëpërfshirëse që bëhet në 27Qershor në Bruksel, së bashku me firmosjen e marrëveshjeve me Moldavinë dhe Gjeorgjinë”, tha Catherine Ashton.

Këshilli i BE-së dënoi edhe vendimet e gjykatës egjiptiane kundër gazetarëve vendas dhe të huaj.

“Ministrat në këtë tryezë ishin ekstremisht të shqetësuar nga vendimi i dhënë këtë mëngjes ndaj gazetarëve të Al Jazeera-s dhe atyre të dhënë ndaj një numri gazetarësh europian”, shtoi Ashton.  

“Unë jam absolutisht i tronditur nga dënimi i gazetarëve duke përfshirë ata egjiptian dhe dy shtetas britanikë në një gjyq që nuk i mbushur standardet e duhura. Provat e rëndësishme nuk u vunë në dispozicion të ekipit mbrojtës. Ne duhet të kujtojmë gjithmonë që liria e shtypi është thelbësore jo vetëm për një shoqëri të lirë, por për çdo shoqëri të qëndrueshme apo të begat. Egjipti ka bërë një hap të madh në drejtim të gabuar në këtë vendim”, deklaroi William Hague, Sekretar i Jashtëm i Britanisë.

Bashkimi Europian shqyrtoi me të dërguarin  e posaçme të Kombeve të Bashkuara në Irak përmirësimin e shpejt të situatës atje. Veçanërisht këtë mëngjes pas marrjes së kontrollit të një numri postash kufitare me Sirinë dhe Jordaninë.

Duke e konsideruar krizën e sigurisë si një fatkeqësi të madhe humanitare, Unioni vë në dispozicion 12 milion euro për Sirinë.

BE-ja ndërpret vizitat zyrtare me Tailandën dhe ndërkohë lajmëron se marrëveshjet e bashkëpunimit firmosen kur vendi të ketë një qeveri të zgjedhur me demokraci dhe i bën thirrje autoriteteve ushtarake të lirojnë të gjithë të burgosurit politikë .

Përgatiti: Arta TOZAJ

Top Channel

DIGITALB DIGITALB