“Mikesha të pacipa”, çfarë kërkoi Epstein për princin e Anglisë dhe pse udhëtoi 8 herë me Trumpin Në mesin e krizës që kërcënon të ndajë Irakun në vija sektare, shefi i diplomacisë amerikane, John Kerry, mbërriti në vatrën e tensioneve, në veri të vendit.
Sekretari Amerikan i Shtetit ndodhet në Irbil për bisedime me liderët kurdë teksa rebelët sunitë vazhdojnë të pandalshëm ofensivën e vet. Rafineria kryesore e naftës në Irak, ajo e Baixhit, tashmë është krejtësisht në duart e tyre. Takimet e Kerrit me udhëheqësit kurdë vijnë pak pasi presidenti i kurdëve të irakut, Massoud Barzani, la të kuptohet në një intervistë për CNN se rajoni mund të kërkojë shkëputjen nga pjesa tjetër e vendit.
“Është mëse e qartë tashmë se Iraku po copëtohet. Tani është koha që populli i Kurdistanit ta përcaktojë vetë të ardhmen e tij dhe ne do ta respektojmë vendimin që ai do të marrë”, tha Barzani.
Kerri tha të hënën në Bagdad se kryeministri Nuri al-Maliki e liderë të tjera kanë marrë angazhimin kyç të krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse uniteti deri në fund të muajit. Mbështetja e Uashingtonit për ta, e pohuar nga vetë kryediplomati amerikan, do të jetë intensive dhe e vazhdueshme.
“Ndihma e Shteteve të Bashkuara do t’i lejojë forcat irakiane të sigurisë ta përballojnë ISIS-in në mënyrë shumë më efikase e duke respektuar plotësisht sovranitetin e vendit. Kjo mbështetje do të jetë e madhe, e vazhdueshme dhe nëse liderët e atjeshëm hedhin hapat e nevojshëm për bashkimin e Irakut, atëherë do të jetë dhe e efektshme”, u shpreh Kerry.
Barrën e luftës kundër grupit Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, Kerry e vendosi mbi udhëheqësit politikë të Irakut, duke këmbëngulur në formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse. Sekretari Amerikan i Shtetit e kritikoi Al-Malikin për lënien e myslimanëve sunitë dhe kurdëve jashtë procesit qeverisës, edhe pse i mëshoi idesë se krijimi i qeverisë së re duhet të varet tërësisht nga populli i Irakut.
Në vazhdim, ai e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Irakun kundër militantëve të ISIS-it, me të cilin janë bashkuar edhe shumë pjesëtarë të komunitetit sunit, të pakënaqur me margjinalizimin politik që u ka bërë vitet e fundit qeveria e dominuar nga shiitët.
Top Channel