Brazili në kaos nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet, numri i viktimave shkon në 46, 21 persona ende të zhdukur
Ekstremistët suni kanë bërë të ditur se tashmë kanë nën kontroll rafinerinë kryesore të naftës në veri të Bagdadit.
Prej 10 ditësh rafineria ka qenë e rrethuar nga forcat ushtarake, të cilat kanë arritur të zmbrapsin disa herë sulmet e rebelëve. Në këtë kompleks rafinohet një e treta e naftës në Iran.
Kryengritësit e udhëhequr nga militantët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIS-ISIL) janë duke zgjeruar kontrollin e territoreve në veri dhe perëndim dhe tashmë kanë nën kontroll edhe të gjitha pikat e kalimit kufitar me Sirinë dhe Jordaninë.
Më herët gjatë së hënës, Shefi i diplomacisë amerikane, John Kerry mbërriti në Bagdad. Në fjalën e tij, përfaqësuesi i SHBA theksoi se politika e qeverisjes së Irakut duhet të jetë më gjithëpërfshirëse, pavarësisht sekteve të ndryshme fetare që populli i përket.
Gjithashtu, ai bëri të ditur se Uashingtoni do të asistojë me ndihmën e tij të vazhdueshme Irakun.
Top Channel