Diplomatët e huaj në Prishtinë zhvilluan të hënën takime të veçanta me përfaqësues të partive politike, me të cilët diskutuan për procesin zgjedhor dhe krijimin e qeverisë së re.

Ka qenë shefi i sektorit për Kosovën në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Dashiell Caldwell i cili, i shoqëruar nga ambasadori britanik në Prishtinë, takoi kreun e PDK, Hashim Thaçi dhe liderët e të gjitha subjekteve politike.

Ndonëse takimet ishin të mbyllra për mediat, siç thuhet në njoftimet për shtyp temë ka qenë situata e pas-zgjedhjeve në Kosovë. Kryeministri Thaçi ka shkruar në Facebook se, me zyrtarët britanikë ka diskutuar për situatën aktuale.

Ngjajshëm ka njoftuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, duke shtuar se është diskutuar për qeverinë e re. I përzgjedhuri për kryeministër të Kosovës nga blloku opozitar, Ramush Haradinaj ndërkaq foli për nevojën e ndërtimit në kohë të institucioneve të vendit, të dala pas zgjedhjeve të fundit.

Në njoftimin e lëvizjes Vetëvendosje thuhet se kryetari Albin Kurti gjatë takimit me zyrtarët britanikë ka shprehur qëndrimin e tij për qeverinë e re. Kurti citohet të ketë thënë se kriteret e Vetëvendosjes mbesin pezullimi i dialogut Prishtinë-Beograd dhe ndalja e privatizimit. Zyrtarët e VV kanë shprehur qëndrimin e tyre edhë në një takim me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Zyrtarët britanikë ndërkaq janë njoftuar edhe për qëndrimin e subjektit të ri politik Nisma për Kosovën. Në njoftimin e kësaj të fundit thuhet se Jakup Krasniqi njoftoi zotin Caldwell dhe ambasadorin Cliff për ecurinë e procesit pas zgjedhjeve si dhe për rolin e partisë në zhvillimet politike aktuale. Gjithashtu, ata kanë diskutuar për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA