Irani paralajmëron SHBA-të për Irakun

23/06/2014 00:00

Lideri suprem i Iranit akuzoi të dielën Shtetet e Bashkuara, pasi sipas tij po përpiqen të rimarrin në kontroll Irakun duke nxitur rivalitetin sektar, teksa kryengritësit sunitë po avancojnë drejt Bagdadit nga fortesat e tyre përgjatë kufirit me Sirinë.

Dënimi i veprimeve të SHBA-ve nga Ajatollah Ali Khamenei erdhi 3 ditë pasi presidenti Barack Obama u ofrua të dërgonte 300 këshilltarë ushtarakë për të ndihmuar qeverinë irakene. Khamenei mund të tentojë bllokimin e ndonjë “të zgjedhuri” nga Amerika për kryeministër të ri të Irakut, pas ankesave në Uashington mbi kryeministrin shiit, Nuri al-Maliki.

Lideri suprem nuk përmendi aspak sugjerimin e funsit të presidentit iranian mbi bashkëpunimin me kundërshtarin shiit të Teheranit, i mbështetur prej amerikanëve, në mbrojtje të aleatit të tyre të përbashkët në Bagdad.

Të dielën, militantët morën një postë të dytë kufitare në kufirin me Sirinë, duke zgjeruar edhe më tej terrenin e fituar, teksa Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIS-ISIL) po ndjek qëllimin parësor për krijimin e bazës së vet të pushtetit, një “kalifat” që përshkon të dy vendet dhe që ka ngritur alarmin anembanë Lindjes së Mesme dhe Perëndimit.

“Kundërshtojnë fuqishëm Shtetet e Bashkuara dhe ndërhyrjet e mëtejshme në Irak”, është cituar Khamenei nga agjencia e lajmeve IRNA. “Nuk aprovojmë asnjë ndërhyrje, pasi besojmë se qeveria irakene, kombi dhe autoritetet fetare janë të afta për t’i dhënë fund kryengritjes”.

Disa analistë irakenë i interpretuan deklaratat e tij si një paralajmërim ndaj Shteteve të Bashkuara, për të mos u përpjekur të “përzgjedhin” pasuesin e Malikit, të cilin e bëjnë përgjegjës shumë prej vendeve Perëndimore dhe shumë irakenë për këtë krizë. Në 8 vite në pushtet, ai është armiqësuar me minoritetin sunit, që ka dominuar drejtimin e vendit gjatë pushtetit të ish-diktatorit Saddam Hussein.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB