Irak, Kerry: Lini mënjanë ndasitë fetare

23/06/2014 00:00

Shefi i diplomacisë amerikane John Kerry mbërriti në Bagdad ku situata vazhdon të jetë e tensionuar. Militantët sunitë kanë depërtuar drejt veriut dhe perëndimit të Irakut.

Gjatë kësaj vizite Kerry takoi kryeministrin e vendit Nouri Al Maliki, i cili është në qendër të akuzave pasi shumë vëzhgues të gjendjes në Irak thonë se ai duhet të japë dorëheqjen për shkak të shumë vendimeve radikale që ka marrë.

Në fjalën e tij, përfaqësuesi i SHBA theksoi se politika e qeverisjes së Irakut duhet të jetë më gjithëpërfshirëse, pavarësisht sekteve të ndryshme fetare që populli i përket. Gjithashtu, ai bëri të ditur se Uashingtoni do të asistojë me ndihmën e tij të vazhdueshme Irakun.

Kerry është në bisedime e sipër me udhëheqësit kryesorë atje, për formimin e një qeverie të re, pasi siç deklaroi edhe presidenti Obama ditë më parë, çështja e Irakut duhet të zgjidhet politikisht dhe jo ushtarakisht. Për këtë arsye, SHBA do të dërgojë dhe 300 këshilltarë ushtarakë në Bagdat.

Pas fjalimit të shefit të diplomacisë amerikane, zyra e Al Malikit shpërndau një deklaratë ku thuhej se, nëse kjo gjendje e tensionuar në Irak do të vazhdojë, atëherë do të rrezikohet i gjithë rajoni, duke i bërë kështu thirrje vendeve të ndryshme në botë për të asistuar me ndihmën e tyre, pasi kriza luftarake po i kalon kufijtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB