Tre gazetarë të Al Jazeera u dënuan nga një gjykatë e Kajros me shtatë vjet heqje lirie nën akuzën e mbështetjes së Vllazërisë Myslimane.
Sipas gjykatës, Peter Greste, Mohamed Fahmy dhe Baher Mohamed kanë përhapur lajmë të rreme e kanë përkrahur organizatën që konsideruar sot të jashtëligjshme.
Të tre reporterët i mohojnë akuzat. Procesi gjyqësor ndaj tyre ka shkaktuar indinjatë si brenda kujfive, ashtu dhe jashtë tyre, mes pretendimeve se është krejtësisht i politizuar.
Greste, ish-gazetar i BBC-së, është shtetas australian. Ministrja e Jashtme e Australisë, Julie Bishop u shpreh thellësisht e zhgënjyer nga vendimi i gjykatës egjiptjane teksa provat e paraqitura kundër të pandehurve ishin të pamjaftueshme për të dëshmuar fajësinë e tyre.
Izraeli bombardon Sirinë
Izraeli njoftoi ndërmarrjen e një serie sulmesh ajrore kundër shënjestrave ushtarake në Siri. Nëntë të tilla u goditën si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së një 15-vjeçari hebre prej një shpërthimi në Lartësitë e pushtuara të Golanit, në kufirin mes dy vendeve.
Nuk është e qartë nëse pas incidentit qëndrojnë rebelët sirianë apo forcat qeveritare. Për çdo rast, një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se episodi ishte “i qëllimshëm” dhe se sulmet ajrore të Izraelit nuk janë gjë tjetër veçse kundërpërgjigje ndaj një akti agresioni të paprovokuar.
Kore e Jugut, kapet ushtari që vrau kolegët
Ushtari koreano-jugor që vrau 5 kolegë të tij u kap pas një përpjekjeje të dështuar për vetëvrasje. I riu, i identifikuar vetëm si Im, qëlloi veten me plumb në gjoks dhe u dërgua në spital. Prangosja i dha fund situatës së rënduar në postën e tij kufitare, pranë zonës së çmilitarizuar me Korenë e Veriut.
Rreshteri Im qëlloi të shtunën në mbrëmje me breshëri plumbash kolegët e tij dhe hodhi në drejtim të trye edhe një granatë, përpara se të merrte arratinë me gjithë armën dhe municionet me vete. Motivi i sulmit që shkaktoi edhe 7 të plagosur nuk është zbardhur ende.
Top Channel