 Ambasada bën bashkë bizneset shqiptare në Kosovë, synohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes tyre
																		
					
					
					
						Ambasada bën bashkë bizneset shqiptare në Kosovë, synohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes tyre						Dhjetë qytetarë dhe trembëdhjetë policë të plagosur është bilanci i protestës së mbajtur të dielën në pjesën jugore të Mitrovicës, para urës mbi lumin Ibër.
Qindra protestues nga qytete të ndryshme të Kosovës ishin mbledhur në orën 15:00 për të mbajtur një protestë paqësore në kundërshtim të vendosjes së barrikadës së re nga serbët e veriut mbi urën që ndan qytetin e Mitrovicës.
Por, me të filluar protesta, ajo eskaloi pasi turma e njerëzve tentuan ta thyejnë kordonin policor. Sa më i madh që ishte reagimi i policisë, aq më të ashpra bëheshin reagimet e protestuesve të cilët ndezën 6 vetura të policisë dhe civile që ndodheshin në vendin ku po mbahej protesta.
Për të shpërndarë turmat e protestuesve, Policia e Kosovës, e asistuar edhe nga Policia e EULEX-it, përdori gazin lotsjellës. Ndërsa, pjesëtarët amerikanë të KFOR-it gjatë gjithë kohës kanë qëndruar me pajisjet e tyre ushtarake mbi urën e Ibrit, duke vëzhguar protestën.
Pas përfundimit të protestës, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, bëri përgjegjës për dhunën e shkaktuar kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, i cili sipas Rexhepit një ditë më parë bëri deklarata të papërgjegjshme duke i nxitur qytetarët të eskalojnë situatën: “Nuk duhen bërë deklarata të papërgjegjshme që mund të ngrenë tensione.”
Ndërsa, drejtori rajonal i Policisë në Mitrovicë të jugut, nënkolonel Nehat Thaçi, ka thënë se i kanë arrestuar dhjetë protestues të cilët kanë goditur me gurë policët: “Nuk është vullneti ynë për t’u konfrontuar me qytetarët, por nëse nuk kemi zgjidhje, jemi gati të përgjigjemi.”
Pas përfundimit të protestës rreth orës 18:00, vendi i ngjarjes u pastrua, ndërsa përreth urës vazhdojnë të qëndrojnë dhjetëra policisë dhe pjesëtarë të KFOR-it që kujdesen për sigurinë e dy pjesëve të qytetit të ndarë.
Top Channel