Papa Françesku gjatë lutjes “Angelus” në sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, ka ritheksuar dënimin ndaj çdo lloj torture, duke ftuar të krishterët që të impenjohen në bashkëpunimin për anulimin e tyre dhe për të mbështetur viktimat dhe familjet e tyre, bëjnë të ditur mediat italiane.
Kjo fjalë e Papa Bergoglios, vjen pak dite para Ditës së Kombeve të Bashkuara për viktimat e torturës, e cila është me 26 qershor.
Një ditë më parë, gjatë meshës në “Piana di Sibari” të Kozencës, para 250 mijë personave, Papa çkishëroi mafiozët, duke thënë se, ata që nuk janë në rrugën e së mirës, si mafiozët, nuk janë me Zotin, janë të çkishëruar.
“Ndragheta është adhurim i së keqes dhe përçmim i së mirës së përbashkët. Kjo e keqe duhet luftuar, duhet larguar dhe i duhet thënë: JO!- tha Papa Bergoglio.
Top Channel