Qytetarët e pjesës jugore të Mitrovicës do të protestojnë të dielën, duke nisur nga ora 15:00, për të kundërshtuar vendosjen e barrikadës së re mbi urën e lumit Ibër, nga serbët e veriut të Mitrovicës.

Kjo protestë e paralajmëruar nga shqiptarët do të sigurohet nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe ushtarët e KFOR-it.

Këto tri institucione të sigurisë kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët për media, përmes së cilës kanë thënë se protesta është legjitime dhe do të sigurohet nga forcat e rendit.

Institucionet e sigurisë u kanë bërë thirrje qytetarëve, që protesta të jetë paqësore dhe demokratike.

Sipas komunikatës, në rast nevoje, Policia e Kosovës, si zakonisht, do të jetë reaguesi i parë, më pas vjen policia e EULEX-it dhe në fund, si reagues i tretë, do të jetë KFOR-i.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA