John Kerry viziton Egjiptin

22/06/2014 00:00

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry mbërriti të dielën në Kajro në një vizitë të paparalajmëruar, duke u bërë i pari zyrtar i lartë amerikan që viziton Egjiptin pas zgjedhjeve presidenciale.

“Uashingtoni do të vazhdojë të mbështes popullin egjiptian në luftën e tij për të ardhmen që ata kërkojnë”, deklaroi Kerry pas takimit që pati me Presidentin e sapo zgjedhur Abdul Fatah al-Sisi.

Kerry u shpreh se ka diskutuar për një sërë çështjesh me udhëheqësit egjiptian. Ai theksoi se shoqëria është më e fortë kur të gjithë qytetarëve i garantohet fjala e lirë.

“Për Egjiptin ky është një moment i rëndësishëm dhe një mundësi e madhe. SHBA-të do të vazhdojnë punën me presidentin e ri dhe kabinetin e tij. Jemi të interesuar që Egjipti ta kalojë sa më parë dhe pa probleme këtë tranzicion”, shtoi Sekretari amerikan i Shtetit.

Vizita e Kerry-t, menjëherë pas zgjedhjes së Sisit si president konfirmon edhe një herë se Egjipti mbetet një aleat strategjik për Uashingtonin

59-vjeçari, Abdul Fatah al-Sisi, ish-shef i ushtrisë fitojë zgjedhjet presidenciale në muajin maji, duke premtuar se do të luftojë terrorizmin për të rikthyer sigurinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB