Një qytet në një pikëkalimi strategjik kufitar dhe 3 të tjerë në pjesën perëndimore të Irakut kanë rënë gjatë së shtunës nën kontrollin e militantëve islamikë të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIS-ISIL), ka bërë të ditur një zyrtar i lartë iraken i sigurisë.
Përveç ofensivave të tyre në Irakun verior, militantët kanë forcuar kontrollin e tyre në provincën perëndimore të Anbar-it, qyteti më i madh gjeografikisht i vendit, si dhe kanë marrë nën kontroll edhe Al-Qaim, Rawa Ana dhe Husaybah, tha zyrtari i lartë, i cili gjendet në Anbar.
Më e rëndësishmja dhe shqetësuesja është fakti që militantët e ISIS-ISIL kontrollojnë qytetit strategjik Al-Qaim, i cili ndodhet në kufi me Sirinë, ku luftëtarët armiq zotërojnë edhe një fortesë, shtoi zyrtari iraken i sigurisë.
Së bashku, këto katër qytete, ndodhen përgjatë një autostrade nga Siria drejt Bagdadit, duke shtuar frikën dhe njëkohësisht mundësitë që militantët të marshojnë tashmë nga Perëndimi drejt kryeqytetit iraken. Një prej këtyre qyteteve, Husaybah, ndodhet vetëm 100 km larg Bagdadit.
Korrespoendentët e CNN thonë se luftëtarët nga Siria kanë mundësi të mbërrijnë në periferitë e Bagdadit në më pak se 4 orë. Zyrtarët qeveritarë të Irakut nuk kanë dhënë asnjë koment, përveç atyre të zyrtarëve të sigurisë, të cilët kanë kërkuar përforcime ushtarake në Anbar.
Disa fise sunite janë duke ndihmuar dhe mbështetur militantët e ISIS-ISIL në Anbar, bëhet e ditur nga forca të sigurisë, në prag të mbërritjes së dërgesës së parë të këshilltarëve ushtarak amerikanë në Irak.
Që prej të premtes, kur nisën luftimet në Al-Qaim, të paktën 11 ushtarë irakenë dhe 21 të tjerë janë plagosur. Ndërkohë, të paktën 20 militantë janë vrarë, pas bombardimit të forcave irakene në zonat nga ku ekstremistët nisën sulmet.
Top Channel