Tre ushtarë amerikanë janë vrarë të premten në jug të Afganistanit, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, bëjnë të ditur zyrtarët amerikanë të mbrojtjes.
Kjo ngjarje vjen në një kohë kur talebanët kanë intensifikuar sulmet e tyre, pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në vend.
Më herët gjatë javës 11 persona, mes tyre edhe vëzhgues të zgjedhjeve, u vranë kur automjeti i tyre u godit nga një bombë në anë të rrugës në veri të vendit, pas balotazhit në zgjedhjet presidenciale. Sediq Azizi, zëdhënës i guvernatorit në provincën Samangan tha se në sulmin e fundit vdiqën 6 gra, një fëmijë dhe 4 burra. Katër prej viktimave ishin pjesëtarë të komisionit zgjedhor.
Në një tjetër incident talebanët i prenë gishtat 11 civilëve në provincën Herat. Ata kishin paralajmëruar njerëzit të mos merrnin pjesë në zgjedhje.
Top Channel