
Mes tensioneve në gjithnjë e në rritje në rajon, Kina ka dërguar edhe 4 pajisje për përpunimin e naftës në Detin e Kinës Jugore.
Rreth 2 muaj më parë një platformë gjigande u vendos nga Kina në ujërat e pretenduar nga Vietnami. Ky veprim ka ardhur në një moment tensioni të lartë, kryesisht mes Kinës Vietnamit si edhe Filipineve për zotërimin e një numri të madh ishujsh dhe shkëmbinjsh nënujorë.
Dhuna anti-kineze përfshiu Vietnamin gjatë muajit të kaluar, pasi një pajisje e përpunimit të naftës, e zotëruar nga kompania shtetërore kineze CNOOC, u vendos rreth 240 km larg brigjeve të Vietnamit.
Në fund të muajit Mars, Filipinet kishin dorëzuar formalisht një padi në tribunalin e arbitrazhit në Hagë, duke sfiduar pretendimet e Kinës në Detin e Kinës Jugore. Kjo ishte hera e parë që Pekini është kthyer në një subjekt të shqyrtimeve ligjore ndërkombëtare, mbi kufijtë ujorë.
Top Channel