
Presidenti amerikan Barack Obama dhe ai francez, Francois Hollande zhvilluan një bisedë telefonike, ku kanë biseduar në lidhje me situatën e krijuar në Ukrainë.
Në një deklaratë të pallatit “Elize” konfirmohej biseda dhe thuhej se dy liderët kanë përsëritur se mungesa e uljes së tensioneve në Ukrainë do të shoqërohet me sanksione të reja ndaj Rusisë.
Gjithashtu, Obama dhe Hollande kërkojnë nga Putin t’i bëjë thirrje sa më parë separatistëve të armatosur për të ndaluar veprimet ushtarake.
Më herët, gjatë ditës së premte Presidenti ukrainas Petro Poroshenko deklaroi armëpushimin e njëanshëm 1-javor të luftimeve me militantët pro-rusë në Lindje të vendit.
Armëpushimi është mirëpritur nga Presidenti i OSBE, Didier Burkhalter, i cili e ka cilësuar si hap të rëndësishëm drejt arritjes së një plani paqeje.
Top Channel