Papa Françesku ka dënuar ashpër fenomenin e mafias, duke thënë se, ajo adhuron të keqen dhe synon të marrë të mirat e përbashkëta të popullit.
“Ata që në jetën e tyre zgjedhin rrugën e së keqes, sikurse bëjnë mafiozët, nuk janë në sintoni me Zotin. Ata janë të përjashtuar”, ka thënë Papa.
Ati i Shenjtë ka dhënë gjithashtu një mesazh në mbështetje të fëmijëve, të cilët jo pak herë janë prekur nga dhuna e krimit të organizuar. “Nuk duhet të ndodhë kurrë më që një fëmijë të vuajë”.
Këto deklarata Papa i ka bërë gjatë një vizite në Kalabri, një ndër rajonet më të varfëra të Italisë, që vuan nga prania e theksuar e fenomenit mafioz.
Gjatë qëndrimit atje, ai ka vizituar edhe një burg, ku është takuar me shumë të dënuar, një pjesë e të cilëve për krime të lidhura me mafian.
Agjencia e lajmeve “AFP” raporton se, shumë prej të dënuarëve janë gëzuar kur kanë parë Papën t’i takonte.
Top Channel