Kore e Jugut, ushtari masakron skuadrën

21/06/2014 00:00

Një ushtar në Korenë e Jugut ka qëlluar për vdekje pesë shokë të skuadrës së tij, ka plagosur pesë të tjerë dhe më pas është larguar nga pika ku ndodhej, në kufi me Korenë e Veriut.

Ushtari japi zjarr ndaj shokëve të tij pasditen e së shtunës, me orën lokale, në bazën e tyre në provincën lindore Ganguon. Ende nuk dihen motivet e veprimit, por në zonë po zhvillohet një gjueti e mirëfilltë për kapjen e tij.

Tensionet mes Veriut dhe Jugut kanë qenë të larta, por për momentin nuk ka asnjë shenjë që ngjarja të ketë qenë një incident ndërkufitar.

“Ai qëlloi për vdekje pesë shokë, plagosi 5 të tjerë dhe u largua nga vendngjarja me armën e tij dhe municione”, deklaroi një zëdhënës ushtarak, i cituar nga agjencia e lajmeve “AFP”.

Sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve “Yonhap”, të shtënat u verifikuan në afërsi të qytetit kufitar Goseong. Dhjetëra mijëra ushtarë nga Veriu dhe Jugu janë vendosur përgjatë vijës kufitare, një nga më të fortifikuarat në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB