Hetimet për vrasjen e kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës janë duke vazhduar. Policia e Kosovës ende nuk ka bërë publike se deri ku është arritur me këto hetime.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu tha për Top Channel përmes telefonit  “Policia e Kosovës po vazhdon punën në gjetjen e autorit të krimit. Ka zhvillime dhe veprime, por nuk mund të japim më shumë të dhëna për publikun”, deklaroi ai.

Ndërkohë nga mediat kosovare, si arsye të mundshme të vrasjes së Pistës komentohet të jetë edhe përfshirja e tij në tenderin e shërbimit 3G për një operator telefonik. Ky tender u përcoll me shumë parregullsi dhe u zvarrit për afro një vit e përfundoi më 19 qershor 2014.

Gazeta deklaron që në komisionet e brendshme të Post-Telekomit të Kosovës për 3G ishte edhe njëri nga menaxherët e saj, tashmë i ndjeri Elvis Pista nga Rahoveci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA