Të premten Gjykata e Apelit liroi nga paraburgimi Ukë Rugovën, i pandehur për të ashtuquajturin “Rasti Velania”, por në orët e pasdites ai është arrestuar sërish nga Policia e Kosovës dhe EULEX me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Vendimi i Gjykatës së Apelit rrëzonte atë të Gjykatës Themelore në Prishtinë që kishte zgjatur paraburgimin.

Djali i Ibrahim Rugovës, Uka akuzohet për organizim dhe pjesëmarrje në krim të organizuar, mashtrim, kundërshtim të forcave të policisë, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, kontrabandë emigrantësh dhe shpërdorim të detyrës së zyrtarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA