Dita Ndërkombëtare e Muzikës këtë herë po festohet edhe në Prishtinë, me koncerte të rrymave të ndryshme muzikore.

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën dhe Aleancën Franceze kanë organizuar koncerte në gjithë qytetin. Aktivitetet kanë filluar nga ora 14:00 dhe pritet të zgjasin deri në 23:00, në nëntë skena të kryeqytetit.

Konkretisht ato do të mbahen në lagjen Ulpiana, lagjen Dardania, në parkun Gërmia, në Parkun e Qytetit, tek Biblioteka Kombëtare dhe në të gjitha sheshet.

Në mesin e shumë artistëve, në mbrëmje, në sheshin “Nënë Tereza” do të performojë edhe këngëtarja e njohur shqiptare Elina Duni.

Dita Ndërkombëtare e Muzikës u festua për herë të parë në Francë më 21 qershor të vitit 1982 dhe u kthye në një traditë që cilësohet si ndërkombëtare. Ajo festohet në 460 qytete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA