Brazili në kaos nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet, numri i viktimave shkon në 46, 21 persona ende të zhdukur Në Berlin kanë rënë tashmë dakord për tri postet kryesore të BE. Jean Claude Juncker do të drejtojë Komisionin Europian, Gunther Oettinger do të mbetet Komisioner i Energjise, ndërsa Martin Schulz është planifikuar si president i Parlamentit Evropian.
“Deutsche Welle” njofton se kancelarja Angela Merkel nuk pret votë unanime, kur kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Evropës të mblidhen javën e ardhshme në Bruksel dhe të propozojnë Juncker si presidentin e ri të KE-së. Kreu i ekzekutiviti britanik, David Cameron, me siguri nuk do ta ndryshojë më mendimin e tij, tha kancelarja në Berlin.
Cameron e kundërshton emërimin e Juncker, sepse nën drejtimin e tij ai druhet për ndërhyrje më të forta të Brukselit në çështje nacionale. Prandaj Londra kërcënoi madje me një dalje të Britanisë së Madhe nga komuniteti i 28 shteteve.
Por kancelaren Merkel ky kërcënim nuk e frikëson më. Javët e fundit ajo u përpoq disa herë më kot t’ia ndryshonte mendjen kryeministrit britanik dhe tani e bën të qartë se në Bruksel nuk pret vendim unanim.
Merkel konfirmoi njëkohësisht atë që kishte thënë më parë në një takim me kryeministren daneze, Helle Thorning-Schmidt: ajo është e gatshme që t’i përgjigjet Britanisë së Madhe në çështje të tjera.
Ekziston dëshira që të punohet në frymë europiane dhe do të dëgjohet zëri i Londrës, veçanërisht kur të bëhet fjalë për programin e punës së Komisionit të BE-së.
Për dy vendime të tjera personeli është rënë ndërkohë dakord midis partive unioniste dhe social-demokratëve në Bundestagun gjerman.
Kështu, SPD lëshon pe në përplasjen për komisionerin e ardhshëm gjerman të BE-së dhe nuk ngul më këmbë për emërimin e Martin Schulz, nese ai zgjidhet president i Parlamentit Europian. Emërimi i komisionerëve të bllokut konsiderohet përgjithësisht një çështje kombëtare.
Top Channel