Ukrainë, armëpushim i njëanshëm

20/06/2014 00:00

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka deklaruar armëpushimin e njëanshëm 1-javor të luftimeve me militantët pro-rusë në Lindje të vendit.

Luftime të ashpra kanë vazhduar mes forcave qeveritare të Ukrainës dhe rebelëve pro-rusë, ndërkohë që ka raportime të reja se pajisje ushtarake kanë hyrë në Ukrainë.

Armëpushimi pritej përpara implementimit të një plani paqeje. Gjithsesi, korrespondentët thonë se kryengritësit pro-rusë duket se nuk kanë ndërmend të ulin armët.

Poroshenko tha se armëpushimi “nuk do të thotë se ne nuk do të luftojmë ndaj agresioneve të bëra kundrejt ushtarëve tanë”, por që kjo nënkupton dhënien e kohës për çarmatosjen e rebelëve.

“Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur territorin e vendit tonë”, tha ai. Agjencitë ukrainase të lajmeve cituan një komandant të lartë të rebelëve, të thoshte se kryengritësit nuk do të ulin armët deri sa trupat qeveritare të largohen nga rajoni.

Armëpushimi vjen 1 ditë pasi Poroshenko zhvilloi bisedën e dytë telefonike këtë javë me presidentin rus Vladimir Putin.

Plani i paqes i propozuar nga Poroshenko premtoi të decentralizonte pushtetin dhe të zhvillonte zgjedhje të parakohshme lokale e parlamentare.

Ai propozon gjithashtu krijimin e 10 km zone mbrojtëse në kufirin Ukrainë-Rusi, si dhe një korridor të sigurt për separatistët pro-rusë për t’iu larguar zonave të konfliktit.

Shtëpia e Bardhë tha se po monitoron atë që quhet një “grumbullim” i forcave ruse në kufi dhe “nuk do të pranojnë përdorimin e forcave ushtarake ruse në Lindje të Ukrainës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB