75 persona të stafit në Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve mund të jenë prekur nga bakteret e antraksit dhe ndodhen nën trajtim.
Agjencia e Shëndetësisë amerikane bëri të ditur se një pjesë e personelit në këtë laboratorë të sigurisë së lartë nuk ka ndjekur procedurat e nevojshme për t’u mbrojtur.
Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve ka njoftuar se pjesa tjetër e stafit si edhe familjarët e këtyre personave nuk janë të rrezikuar nga ekspozimi dhe nuk është e nevojshme të marrin masa mbrojtëse, rreziku i infeksionit është shumë i ulët.
Studiuesit, të cilët punojnë në një nivel të lartë sigurie në laboratorin në Atlanta, nuk kanë ndjekur procedurat e duhura për t’u mbrojtur nga bakteret. Ata kanë besuar se nuk ka pasur rrezik për t’u ndeshur me baktere të gjalla dhe nuk kanë veshur sistemet e përshtatshme për t’u mbrojtur.
Top Channel