
Mos jeni gjë nën efektin e drogave? Ky është mesazhi që Papa Francesku u ka dërguar ligjvënësve gjatë së premtes, duke thënë se trendi gjithnjë e në rritje anekënd botës për legalizimin e drogave të lehta është një ide shumë, por shumë e keqe.
“Varësia nga droga është fatkeqësi, dhe me mëkatin nuk mund të ketë lëshime apo kompromise”, tha ai përpara pjesëmarrësve në Konferencën Ndërkombëtare për Ndalimin e Drogave, në Romë.
Thirrja e Papës nuk është shokuese. Francesku ka folur edhe më herët për rrezikshmërinë e përdorimit të drogave. Por, ajo kumbon zërin e tij dhe autoritetin e Kishës Katolike ndaj debatit ndërkombëtar në rritje mbi legalizimin, apo të paktën dekriminalizimin, e disa drogave të lehta, ndër më të shquarat marijuana.
Dy shtete amerikane, Kolorado dhe Uashingtoni, e kanë bërë përdorimin e marijuanës tashmë ligjore, ndërkohë që disa shtete të tjera, qytete dhe vende, e konsiderojnë dekriminalizuese përdorimin e saj, apo kanë planifikuar ta bëjnë këtë gjë.
Uruguaj kaloi një ligj në Dhjetor, për të krijuar një treg të rregulluar marijuane. Zyrtarët xhamajkanë thanë këtë muaj se po planifikojnë të modifikojnë ligjet e atij vendi, për të dekriminalizuar përdorimin e hashashit apo posedimin e tij.
E menjëherë, opinioni publik është kthyer me shpejtësi drejt lehtësimit të politikave, veçanërisht mbi përdorimin e marijuanës.
Në Janar, një sondazh ndërkombëtar i CNN/ORC bëri të ditur se 55% e të anketuarve dëshironin ligjërimin e marijuanës, ndërkohë që në vitin 1987 kjo shifër ishte vetëm 16%. Por, Papa Françesku tha se politika të tilla janë “jo vetëm shumë të diskutueshme nga aspekti legjislativ, por edhe të dështuara në prodhimin e efekteve të dëshiruara”. “Të mendosh se dëmet mund të reduktohen duke lejuar të varurit nga droga të përdorin lëndë narkotike, nuk është aspak një zgjidhje e këtij problemi”, tha Papa.
Top Channel