Rezultati i numërimit të votave me kusht tregon se subjekti politik i drejtuar nga biznesmeni Behgjet Pacolli, Aleanca Kosova e Re, mbetet jashtë Parlamentit të Kosovës.

Janë gjithsej 22 mijë vota numërimi i të cilave ka përfunduar dhe në vend të AKR-së tashmë pjesë e Parlamentit do të jetë Nisma Për Kosovën e Fatmir Limajt. Fituese e këtyre zgjedhjeve siç është konstatuar nga rezultatet paraprake është PDK-ja.

Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës. Raporti i rezultateve nga qendra e numërimit të rezultateve tregon se subjekti i tretë për nga numri i votave është lëvizja Vetëvendosje, e katërta AKR-ja dhe e fundit Nisma për Kosovën.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka 120 ulëse gjithsej. 20 prej tyre sipas Kushtetutës së Kosovës iu takojnë minoriteteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA