Assange i shqetësuar për sigurinë e familjes

20/06/2014 00:00

Nga Ambasada e Ekuadorit në Londër, themeluesi i faqes së internetit ‘Wikileaks’, Julian Assange është shprehur i shqetësuar për sigurinë e familjes së tij.

Assange ka thënë se persona të paspecifikuar kishin kërcënuar fëmijë si edhe nënën e tij, gjithashtu ai është shprehur i shqetësuar pasi në këto 4 vite nuk ka mundur të shoh pjesëtarët e familjes.

Themeluesi i ‘Wikileaks’ u strehua në Ambasadën ekuadoriane për të shmangur ekstradimin në Suedi. Ai është akuzuar nga 2 gra në Stokholm për dhunë seksuale dhe është dhe autoritetet suedeze kërkojnë ta marrin në pyetje lidhur me këto raste.

“Do të ishte qesharake të heq dorë nga azili pas asaj që ndodhi me Chelsea Manning”, tha Assange.
Chelsea Manning, një ushtar amerikan i njohur më parë si Bradley, është dënuar me 35 vjet burg në SHBA pasi kaloi mijëra dokumente sekrete në faqen e internetit “Wikileaks”. Rrjedhjet e informacionit u pasuan me një reagim të ashpër nga SHBA-të dhe jo vetëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB