SHBA, arrestohet një roje i Auschwitz-it

19/06/2014 00:00

Një 89-vjeçar i akuzuar si ndihmës dhe inkurajues i qindra-mijëra vrasjeve të hebrejve është arrestuar. Johann Breyer mbahet i burgosur pa të drejtë garancie në Pensilvani, pasi Gjermania lëshoi një mandat arresti për të, pas sigurimit të provave të reja.

Edhe pse pranon se ka qenë një roje në Auschwitz, ai thotë se ishte stacionuar jashtë burgut famëkeq dhe nuk kishte të bënte fare me vdekjet. Avokati i tij tha para gjykatës në Filadelfia, se klienti i tij ishte tejet i dobët nga gjendja shëndetësore për t’u mbajtur nën arrest, gjatë procesit të dëgjimit në pritje të ekstradimit.

Megjithatë, atij iu refuzua lirimi me kusht gjatë së mërkurës, pas arrestimit në shtëpinë e tij në Filadelfia. Breyer emigroi në SHBA në vitin 1952 dhe, gjatë viteve ’90, Shtetet e Bashkuara u përpoqën t’i hiqnin atij shtetësinë për ta deportuar më pas. Megjithatë kjo kishte dështuar, pasi një gjykatë kishte vendosur se ai ishte një shtetas i lindur natyrshëm nga e ëma e tij dhe ishte detyruar t’i bashkohej SS si një minoren.

Hetimi i ri udhëhiqet nga zyra federale gjermane, përgjegjëse për krimet e luftës naziste, e cila bën të ditur se ka prova të reja, përfshi regjistrime të periudhës së luftës, që tregojnë se ai kishte qenë në Auschëitz më herët nga sa pranuar ai.

Ai akuzohet gjithashtu se ka qenë rojtar i një nën-kampi, i cili përdorej për të vrarë të burgosur ekskluzivë, i njohur si Birkenau, siç bën të ditur “New York Times”. Breyer është personi më i vjetër, që zyrtarët amerikanë kanë akuzuar ndonjëherë si të përfshirë në krimet e luftës së periudhës së nazistëve.

Efraim Zuroff, kreu i zbuluesve të nazistëve në Qendrën “Simon Wiesenthal” në Jeruzalem, tha se 89-vjeçari duhet të ekstradohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB