Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) ka shpallur fituesin për platformën e operatorit mobil “Vala”, në gjeneratën e tretë 3G, pas tri ankesave.

Fitues të tenderit “Avancimi dhe Implementimi i Teknologjive Mobile Brez-gjera-Faza 3G dhe LTE” janë: “Alcatel-Lucent Deutschland AG” & “Cacttus sh.a”, për pjesën e parë, si dhe “Nokia Solutions and Networks Oy”, Finlandë.

Vec 3G, PTK do të ofrojë dhe shërbimin 4G për klientët me kontratë, ose “post-paid”. Shërbimet 3G do të ofrohen për klientët me parapagim, ose “pre-paid”. Sipas RTK, pjesa e parë do t’i kushtojë PTK-së plot 27,989,999 euro, ndërsa pjesa e dytë 3,934,924 euro.

Me afro 32 milionë euro, “Vala” ka në plan që konsumatorëve të saj t’u ofrojë internet, me cilësi të lartë e shpejtësi të madhe, në telefonat e lëvizshëm “smartphone”, ndërkohë që ofron edhe shërbime si telefonata me video dhe TV në celular.

PTK është përballur tri herë me ankesat e operatorëve të ndryshëm, që nga Dhjetori, të cilët ankoheshin se PTK-ja nuk duhej të përfillte procedura të negociuara për avancimin e saj në 3G.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA