Presidencialet në Afganistan
19/06/2014 00:00
Kandidati për president në Afganistan, Abdullah Abdullah kërkoi ndalimin e menjëhershëm të numërimit të votave.
Sipas tij procesi nuk është aspak transparent dhe kjo mund të shkaktojë dëme për afganët, të cilët janë shprehur me votën e tyre.
Ndërkaq, nga ana tjetër një zëdhënës i komisionit zgjedhor tha se numërimi do të vazhdojë, gjithashtu ai shtoi se kjo nuk është faza e parashikimit nëse procesi zgjedhor ka qenë i suksesshëm ose jo.
Por thirrja e Abdullah në rrjetin social “Twitter” ka ngritur dyshime se mbështetësit e tij pritet që të ngrihen në protesta.
Top Channel